Policia greke sqaron vrasjen e shqiptarit, por nuk flet për emër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2016, 22:39
Policia greke në një deklaratë zyrtare thotë se po vazhdon hetimet për gjetjen e trupit të pajetë të një shqiptari mëngjesin e sotëm. Sipas policisë greke, historia nisi që në mëngjes kur një shtetas grek tentoi t’i telefononte punëtorit shqiptar, teksa më vonë e gjeti atë të vrarë dhe pa kokë në kasollen ku ruante bagëtitë.“Sa i përket hetimet e policisë zbuluan se kufoma i përket një 26 vjeçari të huaj, me kombësi shqiptare”, thekson në deklaratën zyrtare policia greke.Më tej thuhet se për rastin po hetojnë ekspertët mjeko-ligjor për inspektimin dhe eksplorimin e hapësirës ku ka ndodhur krimi. Hetimi paraprak po kryhet nga organet hetimore të Igumenicës.