Arrestohen tre shqiptarë për grabitje, bashkëpunonin me italianët dhe rumunët

Dy të rinj shqiptarë dhe dy italianë përfunduan në prangat e policisë në Lugano për një sërë grabitjesh në të njëjtën zonë. Mediat italiane shkruajnë sot se arrestimi i tyre erdhi pas një njoftimi në polici katër ditë më parë një vjedhje në Sorengo.Në pranga përfunduan fillimisht italianët 41 dhe 17 vjeçar. Por të dielën, gjatë kontrollit të një automjeti me targa italiane nga një patrullë policie gjeti brenda tyre dy shtetas shqiptar, një 19-vjeçar që jeton prej kohësh në Itali si dhe një tjetër 24, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.Gjatë kontrollit të automjetit të tyre në Vezia, u janë gjetur sendet e vjedhura, kryesisht bizhu dhe të holla të vjedhura gjatë fundjavës në Pregassona.Të katër autorët janë arrestuar për disa vjedhje.Në një rast tjetër, tre të rinj, dy rumunë dhe një shqiptar u arrestuan për tentativë vjedhjeje.Ata shkuan në tarracën e një banesë në Mestre, duke tentuar të hyjnë brenda. Të rinjtë me sa duket nuk kishin eksperiencë në këtë drejtim për shkak se gjatë ngjitjes në tarracë bënë zhurmë, çka detyroi të zonjën e shtëpisë që shihte televizor të lajmëronte policisë, duke dhënë një përshkrim të detajuar të tyre.Shqiptari është vetëm 17 vjeçar, ndërsa dy shokët e tij janë 18 dhe 19 vjeç. Ata u arrestuan për tentativë vjedhjeje./Ora News/