Kapet me kallashnikov dhe 30 fishekë pa leje, do i trafikonte drejt Greqisë
Një 24 vjeçar është arrestuar në Korçë për posedim të armëve dhe municioneve pa leje.Armando Begolli, banues në fshatin Menkulas të Devollit u vu në pranga nga specialistët e Seksionit për Trafikun e Paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.Arrestimi i tij u bë në bazë të veprimeve proceduriale, të një hetimi dy-mujor të kryer duke përdorur metoda speciale, si edhe nga një punë e mirëorganizuar, si rezultat i të cilës këtij shtetasi, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Kallashnikov” model 56, si edhe 30 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.“Armën e zjarrit dhe municionet ky shtetas i zotëronte pa lejën e organeve kompetente dhe dyshohet se kishte për qëllim, t`i trafikonte në shtetin grek” thotë policia.Materialet për hetime të mëtejshme, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale:“Trafikimi i armëve dhe i municionit”,“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.[caption id="attachment_742727" align="alignnone" width="994"]
Automatiku dhe fishekët e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_742728" align="alignnone" width="411"]
Automatiku dhe fishekët e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_742729" align="alignnone" width="411"]
Automatiku dhe fishekët e sekuestruar[/caption]