Mos më prekni! Publikohet video e re nga sulmet seksuale në Këln

Publikohet video e re me pamjet nga sulmet famëkeqe natën e ndërrimit të viteve në sheshin e Këlnit në Gjermani.Pamjet tregojnë sesi turma të mëdha emigrantësh në shesh që kishin dalë për të festuar Vitin e Ri dolën jashtë kontrollit dhe u lëshuan në sulme ndaj vajzave dhe grave gjermane. Deri tani numërohen 1.100 padi penale të ngritura nga viktima të sulmeve të asaj nate.Sakaq në video duket gjithashtu edhe përpjekja e policisë për të kontrolluar kaosin e krijuar, mes ulërimave, fishekzjarreve që ndizen njëri pas tjetrit. Një grua dëgjohet duke bërtitur: Mos më prekni, mos më prekni!Ndërkohë tutje një polic dëgjohet duke thënë: Nuk mund të mbahet në kontroll kjo situatë.Autoritetet lokale dhe policore kanë qenë në qendër të akuzave për paaftësinë për të kapur përgjegjësit e sulmeve seksuale.Shënimet e policisë natën mes 31 dhjetorit 2015 dhe 1 janarit 2016, zbuluan dëshmitë e grave, të cilat tregonin se ishin rrethuar nga njerëz të cilët kundër vullnetit të tyre kishin tentuar tu fusnin duart brenda trikos dhe xhinseve.Një grua dëshmoi në polici se ishte rrethuar nga 20 burra që nga pamja dukeshin si nga Afrika e Veriut, të cilët e kishin prekur në pjesë të trupit kundër dëshirës së saj.Videoja me pamjet e reja u  u shfaq vetëm disa ditë pasi policia në Zvicër ka arrestuar njeriun që dyshohet si kreu i sulmeve seksuale.19-vjeçari u arrestua sëbashku me një mikun e tij me akuzën e vjedhjes. Ai kishin vjedhur cigare dhe artikuj ushqimorë në një dyqan.Sendet e vjedhura iu gjetën në çantat e shpinës pas arrestimit të mërkurën.Nga kontrolli i dokumentave, u zbulua se ai ishte një nga të "dyshuarit kryesorë 'në sulmet seksuale si dhe grabitje të ndryshme.2 3 4 5