Zjarret në Kanada, erërat lehtësojnë situatën në provincën Alberta
Pas një javë beteje me zjarret masive është përmirësuar situata në provincën Alberta të Kanadasë. Ulja e temperaturave dhe ndryshimi i drejtimit të erërave, sëbashku me punën e qindra zjarrfikësve kanë ndikuar në stabilizimin e flakëve. Autoritetet kanë nisur punën për përllogaritjen e dëmeve.Është përmirësuar situata në Kanada, pas një jave betejë më zjarret që përfshinë zonat pyjore dhe qytetet në perëndim të saj.Shkak sipas autoriteteve vendase, është bërë ndryshimi i drejtimit të erërave, ulja e temperaturave dhe shirat e lehtë.E cilësuar si katastrofa më e madhe në dekada, zjarri ka dëmtuar një të pestën e shtëpive të qyetit Fort McMurray dhe ka detyruar evakuimin e mbi 80 mijë banorëve.Kryetarja e Bashkisë së provincës Alberta tha se zjarri është përhapur më ngadalë sa kishin parashikar eskpertët, duke shprehur lehtësimin e saj për shuarjen e flakëve si pasojë e favorizimit të motit.Qindra zjarrfikës, të ndihmuar edhe nga operacione nga ajri u përpoqën për ditë me radhë të stabilizojnë situatën e cila kishte dalë krejtësisht jashtë kontrollit.Zjarri përfshiu 1610 kilometër katrorë të sipërfaqe të Albertas, 30 deri në 40 prej të cilave nga provinca fqinje Saskatchean.Nuk ka pasur viktima dhe as të lënduar si pasojë e zjarrit, përveç vdekjes së një çifti që humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor gjatë evakuimit.Autoritetet e Fort McMurray nisën të hënën përllograitjen e dëmeve dhe planifikimin paraprak për riparimin e tyre.