LSI dëgjesë publike për sheshin: Vendimarrja në interes të qytetarëve
Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Lëvizjes Socialiste për Integrim zhvilluan një dëgjesë publike me ekspertë dhe arkitektë për projektin e rindërtimit të sheshit “Skënderbej” në Tiranë. Kryetari i grupit të këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës, Shezai Rrokaj, tha se dëgjesat publike janë të rëndësishme për të marrë një vendimmarrje në interes të qytetarëve.Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Lëvizjes Socialiste për Integrim organizuan dëgjesa publike për të marrë mendimin e qytetarëve në lidhje me projektin e sheshit “Skënderbej”.Kreu i këshilltarëve të LSI-së, Shezai Rrokaj, u shpreh se dëgjesat synojnë përfshirjen e qytetarëve në vendimarrje.Rrokaj: “Sheshi i Tiranës nuk mendojmë se duhet të ketë për promotor zhvillimi makinat. Ka pak hapësirë për të qenë një shesh që u takon qytetarëve të shijojnë zemrën e territorit të një metropoli siç është Tiranë dhe në këtë kuadër ne mbështesim konceptin për tua kthyer sheshin qytetarëve. Ne duam që ky projekt realisht të bëhet i qytetarëve, realisht të realizojë ato elementet të domosdoshme për një shesh të nj metropoli. Ne mendojmë që të marrim mendimet e ekspertëve për këtë çështje. Këto ide do të konsultohen me ekspertët. Nëse ata u qëndrojmë apo jo”.Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, i këroi qytetarëve që të japin mendimet në lidhje me këtë projekt.Paskali: Të japim mendimin tonë se si ne e konceptojmë sheshin, se çfarë duam ne si qytetar në shesh. Sepse jo çdo gjë që mund të shkojë mirë për një arkitekt, mund të shkojë mirë për një qytetar të thjeshtë, që ecën çdo ditë në atë shesh. Do të ketë një stendë në sheshin ‘Skënderbej’ të vendosur ku mendimet e qytetarëve pastaj do kërkohen të reflektohen. Ndoshta këto mendime tuaja unë do të doja që t’i bënim në një dokument dhe grupi i këshilltarëve tanë t’i paraqiste zyrtarisht pranë Bashkisë së Tiranës, Kryetarit dhe grupit që ka punuar me projektin për të dhënë edhe ne mendimet tona. Dhe jam e bindur se si në të gjitha gjërat e tjera që grupi i këshilltarëve të LSI-së ka bërë, edhe ky propozim ka për të qenë me një impakt shumë të mirë për qytetarët.Në këtë dëgjesë mori pjesë edhe drejtoresha e Politikave dhe Edukimit Mjedisor në Bashkinë e Tiranës, Diana Mile si dhe anëtarja e Këshillit bashkiak të LSI-së, Erisa Xhixho.Kjo nismë do të pasohet edhe me të tjera dëgjesa, ku do të merren parasysh edhe mendimet e qytetarëve.