Ja kompanitë shqiptare të përfshira në fshehjen e llogarive
Rrjeti britanik BBC ka shpërndarë sot linkun ku mund të gjenden kompanitë që kanë fshehur pasuritë e tyre në “det të hapur”, të njohura si kompanitë “offshore”.Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë (ICIJ), po shkon përpara në zbulimin e dokumenteve të tjera.Sipas dosjes së ICIJ, në listë janë edhe disa kompani shqiptare që kanë fshehur të ardhurat (lista më poshtë sipas kërkimit).Dy prej kompanive, e kanë adresën në Tiranë dhe në Korçë.Sipas dosjes, njëra adresë është Rruga "Murat Toptani", Eurocol Business Centre; 2nd Floor; Tirana; Albania, ndërsa tjetra është në rrugën “Rexhep Talaj” në Korçë.
Përveç emrit të Ismail Mulletit, i cili u bë publik menjëherë pas shëprthimit të skandalit, në databazën e re rezultojë edhe dy shqiptarë të tjerë , Endrit Maloku dhe Petraq Shumka.Megjithatë, në website që në fillim theksohet se përfshirja në listë e një individi apo kompanie jo domosdoshmërish është tregues i një aktiviteti të paligjshëm.Sipas BIRN, lista më poshtë ka të bëjë me oficerë kompanish të lidhur me Shqipërinë.Pioneers Holding For Financial Investments Company (S.A.E.)H.E. Mohammad Abdulla Ali AlgergawiPETRAQ SHUMKASUNDEEP BANSALERA BANSALH.E. Sheikh Sultan Bin Jassim Al-ThaniGulf Injifa Company for General Trading & ContractingREDWOOD INTERNATIONAL LTD.Sheikh Hamed A Al HamedViktor Johannes Xaver Alexander von StechowMansour Mohammed Al RumaihENDRIT MALOKUHuda Ali Al-TahhanGREENBELT LTD.COUTINHO CARO & COMPANY INTERNATIONAL TRADING GMBHAbdul Aziz bin Jassim bin Hamad Al ThaniSUN MINING LIMITEDMr. Valter ARIAUDOELGALLAL AHMEDMulleti IsmailMohammed Ahmed Bin-HimdShahnaz Qaedi and Ayman Hasan Said Abdel-KhaleqMulleti IsmailMaloku EndritPETRAQ SHUMKAZbulimi vjen ndërkohë që Ministria e Drejtësisë në Shqipëri ka paralajmëruar se do të krijojë ligje të posaçme që detyrojnë kompanitë të tregojnë aksionerët e vërtetë, dhe për të zbardhur skemat off shore.Ylli Manjani: Është koha për të folur për transparencë. Transparencë në një mjedis biznesi do të thotë ekspozim i të gjithë listës së aksionerëve. Çdo kompani offshore e regjistruar në vendet offshore që do të investojë në Shqipëri ose është në Shqipëri, sipas këtij ligji të ri do të duhet të ekspozojë kush janë aksionerët.Janë rreth 200 mijë gjithsej llogaritë e fshehura pas skandalit të “Panama Papers”.Baza e të dhënave https://offshoreleaks.icij.org/search është bërë e hapur në orën 18:00 të mbrëmjes së sotme, ku mund të shihen detaje sipas të gjitha shteteve, ndërsa ditët në vijim pritet të bëhen publike edhe emrat.Gazetarët që janë marrë me hetimet bëjnë me dije sipas BBC-së, se njerëz të pasur përdorin firmat në det të hapur për të shmangur tatimet apo sanksionet shtetërore.Kompani të tilla nuk janë të paligjshme, por kompanitë shkelin ligjin në vendet e tyre për fshehjen e të ardhurave. Janë gjithsej, 2.6 terabajt informacion, ose 11.5 milionë dokumente.Sipas ICIJ, baza e të dhënave nuk do të përfshijë të dhënat e llogarive bankare dhe transaksioneve financiare, emailet dhe korrespondencën e tyre, pasaporta apo numra telefoni”. “Informacioni i zgjedhur dhe i kufizuar është duke u botuar në interes të publikut”./Ora News