Rusia demonstron forcën ushtarake në Sheshin e Kuq

Rusia ka shfaqur forcën e saj ushtarake në sheshin e kuq të moskës në një paradë të organizuar me rastin e 71 vjetorit të fitores së sovjetikëve ndaj nazistëve në luftën e dytë botërore.Rusia ka shfaqur një sistem të avancuar të raketave të saj mbrojtëse ajrore të përdorura për të mbrojtur bazën e saj në Siri dhe disa nga avionët që kanë fluturuar gjatë misioneve atje. Eventi u ndoq nga presidenti Vladimir putin, i cili ishte ulur në një tribunë me veteranët e luftës sovjetike.Në fjalimin para të pranishmëve në paradë putin foli për nevojën e sotme për të luftuar terrorizmin global, duke nënvizuar si kyçe bashkëpunimin me vendet e tjera, por edhe për simbolikën e kësaj dite.“Kjo paradë është bërë simbol i marrëdhënies së shenjtë të Rusisë dhe popullit të saj. Dhe ky unitet, përkushtim për atdheun, është një bërthamë e forcës sonë, besimit dhe dinjitetit”, tha PutinForcat e udhëheqësit më të fortë rus që arritën të aneksojnë Krimenë nga Ukraina, aktualisht po mbështesin ushtrinë e presidentit sirian Bashar al-Assad në luftën kundër Shtetit Islamik.Autoritetet, të mbështetur nga media shtetërore, e përdorin këtë ngjarje vjetore për të forcuar ndjenjën patriotike dhe për të nënvizuar rëndësinë e një ushtrie të fortë për të mbrojtur kufijtë e vendit.Gjithashtu, ngjarja është një mundësi për të treguar se si një program multi miliarda dollarë po ndryshon fytyrën e ushtrisë ruse me armë të reja. E ngjashme, edhe pse më modeste, një tjetër paradë u mbajt në bazën e Rusisë në Siri.