Gjobë deri në heqje licence mjekëve që progandojnë marka qumështi formulë
USHQYERJA ME GJI Progandimi i zëvendësimit të gjirit me qumësht formulë, gjobë deri në heqje licenceMasa për mjekët që progandojnë marka qumështi formulë Deda: Gjobë deri në heqje licence të bluzave të bardha Ndyshimet në ligj, debate në komisionin e shëndetësisëMjekët pediatër që reklamojnë marka të caktuara të qumështit si zëvendësues të gjirit me qëllim shitjen e tyre do të gjobiten si dhe rrezikojnë licencën e tyre. Masat administrative që nisin nga 50.000 lekë parashikohen në ndryshimet në ligjin e ushqyerjes me gji, i cili u diskutua në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë.Nëse mjekët pediatër në konsultore propagandojnë tek nënat me qëllim shitje të markave të caktuara të qumështit formulë dhe kjo konstatohet nga autotitetet shëndetësore, do të gjobiten deri në 50.000 lekë dhe rrezikojnë licencën.Kontollet në institucionet spitalore do të kryhen nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe masat administrative parashikohen në ndryshimet e ligjit të ushqyerjes me gji.Eltar Deda: Masa ndëshkimore shkon nga 50 000 lekë të reja, në rast përsëritje edhe në heqje të licencës së ushtrimit të profesionit të tyre. Kjo është një tagër e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor dhe Ministrisë së Shëndetësisë.Opozita në Komisionin e Shëndetësisë kërkoi qartësim se si do të kontrollohet cilësia dhe paketimi i qumështit formulë që zëvendëson qumështin e gjirit dhe kush do ta kryejë këtë proçes kontrolli.