Arrestohet 57 vjeçari shqiptar, transportonte ilegalisht 2 bashkëkombës dhe një rus
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2016, 17:43
Një 57 vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia Greke në Trikala, pasi shkak se akuzohet se ka dërguar emigrantë ilegal atje.Sipas mediave greke, në makinën e shqiptarit janë gjetur dy bashkëkombës të tij, përkatësisht 23 dhe 22 vjeçar, si dhe një shtetas rus, 30 vjeçar. Emri i të arrestuarit nuk bëhet i ditur.Sipas medieve greke, 57-vjeçari i kishte marrë emigrantët në rajonin e Follorinos për t’i transportuar ata në drejtim të Lamia-s, kundrejt shpërblimit financiar.Dy shqiptarët kanë paraqitur pasaporta dhe vula të rreme gjatë hyrjes.Automjeti dhe dy pasaporta janë konfiskuar nga policia greke, ndërsa të arrestuarit janë dërguar në prokurorinë e Trikalas./Ora News/