Shqiptari godet disa herë me thikë një 21 vjeçar për arsye xhelozie
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2016, 17:06
Një 23 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane dhe është lënë në qelitë e paraburgimit, pasi akuzohet për vrasje në tentativë.I riu shqiptar ka kryer krimin të dielën, duke plagosur rëndë me thikë një 21 vjeçar nga Evropa Lindore. Ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie, shkruajnë mediat italiane.Shqiptari e ka goditur disa herë me thikë në bark të riun, duke i shkaktuar probleme serioze për shëndetin.Pavarësisht ndërhyrjes nga mjekët duke i kryer një operacion në zorrë, gjendja e tij mbetet e rëndë.Ngjarja ka ndodhur në Piacenza për shkak të një vajze. Pasi e ka qëlluar me thikë, shqiptari e ka lënë atë në mes të rrugës dhe është larguar për në shtëpi./Ora News/