Mjeti përplas biçikletën dhe autobotin në parkim, dy të plagosur
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë pasdites në Unazën e qytetit.Një mjet tip Volsvagen me targë AA 423 HF ka goditur një person që udhëtonte me biçikletë dhe më pas ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me një autobot që ishte i parkuar në rrugë.Si pasojë e goditjes është plagosur rëndë drejtuesi i biçikletës J.M rreth 34 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit Volsvagen, E.A rreth 31 vjeç ka marrë dëmtime më të lehta.Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.[caption id="attachment_742405" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga automjeti dhe bicikleta e aksidentuar ne Korce[/caption][caption id="attachment_742406" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga automjeti i aksidentuar ne Korce[/caption][caption id="attachment_742407" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga automjeti i aksidentuar ne Korce[/caption][caption id="attachment_742408" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga automjeti i aksidentuar ne Korce[/caption][caption id="attachment_742409" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga automjeti dhe bicikleta e aksidentuar ne Korce[/caption]