Në Shqipëri 550 persona talasemikë, 7% e popullësisë mbartës të çrregullimit
Në vendin tonë, 550 persona talasemikë i drejtohen spitaleve për të kryer transfuzion gjaku. Numri i të prekurve nga ky çrregullim ne gjak është në rritje për shkak të mungesës së parandalimit. Nënat gjatë shtatëzanisë për shkak të mungesës se informacionit, raportojnë institucionet shtetërore, nuk kryejnë analizën për të ditur nëse janë apo jo bartës të talasemisNë Shqipëri jetojnë rreth 550 persona talasemikë të cilët i drejtohen disa herë në muaj spitaleve për të kryer transfuzion gjaku që është jetike për këtë kategori.Shoqata e Talasemikëve, autoritetet e shëndetësisë dhe qëndra e transfuzionit të gjakut u shprehën se ka një situatë më të përmirësuar të gjakut, por për talesmikët asnjëherë sasia që vjen nga dhuruesit nuk është i mjaftueshëm.Klodian Rrjepaj:Ne kemi 10 dhurime për 1000 banorë, ndërkohë që për të plotësuar nevojat na duhen 15 dhurime për 1000 banorë.Irena Qendro:Këtë vit nuk kemi marrë fare dhënës të paguar dhe kjo është një arritje.7% e popullatës që vuan nga ky defekt gjenetik i sintezës se hemoglobinës janë mbartës; pra lindje nga prindër talasemikë. Përpjekjet për parandalimin nuk kanë qenë të mjaftueshme, mungon informacioni për nënat për të kryer analizën e gjakut gjatë shtatëzanisë së tyre.Musa Zeneli: A punohet për parandalimin në Shqipëri? Jo.Klodian Rrjepaj: Nuk ka një ndërveprim shumë të mirë të qytetarëve që ti përdorin këto shërbime, ose për të pyetur dhe për tu informuar. Por edhe nga ana e personelit shëndetësor mendoj se duhet të jenë më proaktiv për të informuar sidomos gratë që lindin për herë të parë. Mjekimi i këtyre fëmijëve është terësisht falas.Irena Qendro: Shumë e rëndësishme që çdo individ të testohet dhe të shikojë nëse është mbartës i talasemisë.Vështirësia e pacientëve talasemikë për të siguruar cilësinë e jetesës qëndron në 2 drejtime, sigurimi i gjakut dhe papunësia.Pacientja: Unë vuaj me talasemi prej 32 vitesh. Jam rritur në spital, dyerve të spitalit dhe i di shumë mirë problematikat që hasim çdo ditë. Na përcjellin me fjalë të bukura, fjalë të bukura kemi për kaq vjet. Unë jam e papunë, jam për Gjuhë-Letërsi.Autoritetet shëndetësore apelojnë qytetarët që të dhurojnë gjak në mënyrë periodike për të përmbushur nevojat e bankave të gjakut në vend.