Kushtëzimi i drejtësisë me ref. zgjedhore, Basha: Zgjedhjet, prioritet i prioriteteve
Reforma zgjedhore është kushti i ri i demokratëve me të cilin do të kushtëzojnë dhënien e votës së tyre për reformën në drejtësi.Në mbyllje të mbledhjes së grupit, kreu i PD Lulzim Basha shprehu angazhimin për reformën në drejtësi, por garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme tha ai, mbeten prioritet i prioriteteve.Basha: E kemi bërë të qartë se pa një reformë zgjedhore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme asgjë tjetër nuk do të funksionojë normalisht në këtë vend. Edhe sot kemi qenë pjesë dinjitoze e përpjekjes për reformën në drejtësi, pa propagandë dhe shtirje siç bëjnë ata që thonë do ta votojmë pa e lexuar, por me seriozitetin që meriton reforma në drejtësi jemi angazhar dhe do vazhdojmë të angazhohemi.Por zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe gjithçka që ka të bëjë me zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë prioritet i prioriteteve dhe ua kam thënë dhjetra herë. Si të tilla janë dhe mbeten kusht absolut i PD dhe opozitës për gjithçka tjetër në këtë vend.Basha tha se shumë shpejt PD do të finalizojë me aleatët qëndrimin për proçesin zgjedhor.Ai shtoi se brenda kësaj jave apo fillimin e javës së ardhshme mazhoranca në Komisionin ad-hoc për reformën zgjedhore do të ketë të parashtruar në mënyrë profesionale standartin europian të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.Basha: Parametri i parametrave mbetet një qeveri teknike.Edi Rama është faktuar botërisht si një person jo në gjendje për të garantuar zgjedhje të lira dhe ndershme.Një qeveri teknike është parakusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme.Së shpejti do finalizojmë qëndrimin tonë për proçesin zgjedhor bashkë me aleatët tanë dhe brenda kësaj jave apo fillimin e javës së ardhshme në Komisionin ad-hoc për reformën zgjedhore mazhoranca të ketë të parashtuar në mënyrë profesionale standartin europian të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.Votimi biometrik, numërimi elektronik dhe të gjithë akspektet e tjera që kanë të bëjnë me shkurtimin e duarve të korrupsionit dhe të krimit nga vota e shqiptarëve.Heqja e mandatit të Kokëdhimës, Basha: Abuzimet, kafshatë e ngelur në fytSakaq lideri i opozitës përshëndeti dhe heqjen e mandatit nga Gjykata Kushtetutese për deputetin socialist Koço Kokëdhima.Ai e cilësoi një fitore jo vetëm të PD, por të gjithë atyre që duan një politikë të pastër, të zhveshur nga konflikti i interesit, krimi dhe korrupsioni.Basha: Ditë shumë e bukur jo thjesht vetëm nga moti, jo vetëm se është Dita e Europës, por se është dita kur simboli i oligarkisë Koço Kokëdhima moti nga drejtësia shqiptare atë që shpresonte çdo qytetar i këtij vendi, demokrat, socialist apo pa parti, heqjen e mandatit. Heqjen e mandatit për abuzimin me Kushtetutën, hejqjen e mandatit për korrupsionin sepse ishte përfitues i parave të taksapagiesve shqiptarë ndërkohë që ishte betuar se do ti mbronte. Paratë që në vend që të ktheheshin në rroga të larta, shkolla, ujësjellësa, subvencione për bujqësinë përfundojnë në xhepat e oligarkëve shqiptarë, oligarkut të jugut Koço Kokëdhimës. Sot janë një kafshatë e ngelur në fytin e tij me këtë hap të parë që është heqja e mandatit të tij si deputet. Kjo është një fitore jo vetëm e PD që ka mbrojtur prej fillimi drejtësinë e kauzës sonë në raport me Kokëdhimën, por është një fitore e të gjithë atyre që duan një politikë të pastër nga konflikti i interesit, nga ata që janë futur vetëm për të përfituar për xhepat e tyre, një politikë të pastër nga krimi. Për një politikë europiane Ditën e Europës. Është po kështu një ditë e mirë se po fillojnë të kërcasin ingranazhet e krimit të veshur me pushtet dhe pushtetit të veshur me krim, pesha e ligjit të dekriminalizimit. PD fton të gjithë qytetarët shqiptarë të bëhet pjesë e zbatimit të këtij ligji.