Dekriminalizimi, kryeprokurori Llalla takim me kryetaren e KQZ-së, Luzi

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka zhvilluar më mesdite një takim me kryetaren e KQZ Lefteri Luzi.Qëllimi i takimit mësohet se ka qenë dorëzimi i formularëve të administruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të nisë verifikimin sa më shpejt.Afati i fundit për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit ka qenë 4 maji.Nëse konstatohet se formulari i vetëdeklarimit është i paplotësuar apo pjesë të caktuara të tij janë të paplotësuara, atëherë kthehet mbrapsht duke i caktuar edhe  një afat të ri 5-ditor, brenda të cilit duhet të dorëzohet pa mangësi./Ora News/