Ja si të krijoni një pishinë natyrale në shtëpi!

Të gjithë e dëshirojnë të kenë një pishinë në shtëpinë e tyre. Po si mund të krijojmë një të tillë natyrale në oborrin tonë? Një familje zvicerane ka shpenzuar 35 mijë euro dhe më shumë se një vit duke rinovuar një pjesë të vdekur të barit në oborrin e shtëpisë, duke e kthyer atë në një pishinë natyrale luksoze. Përdoruesi i Reddit, VonBubenberg e bëri këtë projekt me motrën dhe babain e tij, duke krijuar një oazë prej guri në oborrin e shtëpisë që është rreth 8 metra e gjatë, 2 metra e gjerë dhe 1,5 metra e thellë.I kompletuar me një sistem filtrimi të ujit, uji i freskët ka edhe bimë dhe peshq, dhe qëndron i pastër dhe i qartë pa përdorimin e klorit.