Dorëhiqet kancelari austriak, Faymann: Nuk gëzoj më mbështetjen e kolegëve partiakë

Kancelari austriak Verner Fayman ka dhënë dorëheqjen në mënyrë krejt të papritur pasi nuk arriti që të sigurojë mbështetjen e kolegëve tij nga Partia Social Demokrate.Lajmërimi i tij erdhi nëpërmjet një konference për mediat ku ai theksoi se Austria ka nevojë për një kancelar i cili përkrahet edhe nga forca politike në të cilën bën pjesë. Në fjalën e tij, ai bëri thirrje që qeveria e re të karakterizohet nga një frymë optimiste."Më lejoni të them se jam shumë mirënjohës për shtatë vite e gjysmë që kam qëndruar. Megjithatë, ka ardhur momenti që të tërhiqem nga pozicioni im pasi nuk gëzoj më mbështetjen e kolegëve të mi partiakë. Unë jap dorëheqjen nga roli im si kancelar si dhe nga posti i kryetarit të Partisë Social Demokrate. Jam shumë i sigurt që Austria ka forcën e duhur për të përballuar të gjitha sfidat që rezervon e ardhmja."Fayman erdhi në krye të Partisë Social-Demokrate në vitin 2008, por ka rënë pre e kritikave të shumta qëkurse partitë rivale të djathta regjistruan rezultate mjaft pozitive në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën muajin e shkuar.Në këtë proces, Partia Social Demokrate u radhit forcë e katërt me duke grumbulluar vetëm 11% të votave./Ora News/