Trump ndryshon pozicion: Rritje taksash për të pasurit, lehtësi për shtresën e mesme

Kandidati republikan në garën presidenciale Donald Trump ka bërë një ndryshim drastik në politkat e tij ekonomike duke premtuar rritje të taksave për të pasurit, mbështetje për shtresën e mesme të popullsisë si dhe rritje të pagës minimale. Premtimet e bëra së fundmi gjatë një interviste janë krejtësisht të kundërta me ato të bëra përgjatë gjithë fushatës së tij elektrorale, ndaj shumë ekspertë kanë gjykuar se kjo është një manovër për të fituar mbështetjen e sa më shumë qytetarëve."Për të pasurit, mund t'ua them hapur se taksat do të rritën dhe të tregohem i sinqertë, ato duhet të rriten. Mendoj se njerëzit duhet të fitojnë më shumë. Ata punojnë gjatë gjithë ditës dhe marrin një pagë mjaft të ulët. Unë nuk mund t'a kuptoj se si dikush mund të jetojë me 7 dollarë e 25 cent në orë, por megjithatë, do t'i lëmë shtetet që të vendosin", ishin fjalët e Trump.Miliarderi u pyet edhe në lidhje me këtë ndryshim rrënjësor të vizionit, por theksoi se nuk ka asnjë rregull që e pengon atë që të ndryshojë politikat e tij. Ai shtoi se të qënurit elastik është një veti mjaft pozitive për një politikan.Nga ana tejtër, kandidati Bernie Sanders, ka bërë edhe njëherë thirrje gjatë fushatës së tij në Neë Jersey, që qytetarët të mos votojnë republikanin Trump në garën presidenciale. Ai nënvizoi se kjo është një gjë mjaft e rëndësishme, teksa shprehu bindjen e një suksesi të demokratëve në zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë./Oranews.tv/