Rehabilitimi i qendrave historike, vijon aksioni i prishjes së objekteve pa leje

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon operacionin në jug të vendit për prishjen e ndërtimeve pa leje. Aksioni është përqëndruar në fshatrat Dhërmi dhe Vuno.Prej 21 Prillit e deri tani nga IKMT janë prishur 21 objekte, respektivisht 13 në Dhërmi dhe 8 në Vuno.Sipas IKMT, objektet kanë qenë me madhësi dhe funksione të ndryshme dhe të ndërtuara në terrene mjaft te vështira.Si rezultat, në shumë raste ka qenë e vështirë ndërhyrja me mjetet e IKMT, ndaj është punuar edhe me mjete dore, apo thjesht me duar.IKMT parashikon që operacioni për prishjen e 28 objekteve të planifikuara të zgjasë deri në fund të kësaj jave.Ky operacion është ndërrmarrë në kuadrin e një projekti për rehabilitimin e qendrave historike në bashkinë e Himarës. [caption id="attachment_742257" align="alignnone" width="411"]DHERMI 1 Shembja e objekteve në Dhërmi dhe Himarë[/caption][caption id="attachment_742258" align="alignnone" width="640"]DHERMI Shembja e objekteve në Dhërmi dhe Himarë[/caption]