Nxënësit e Kukësit pastrojnë liqenin, i mbështet ambasada e SHBA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2016, 14:11
100 nxënës të shkollës së mesme “Havzi Nela” ndërmorën një aksion për pastrimin e vijës liqenore të Kukësit. Ky aksion synonte ndërgjegjësimin e të rinjve dhe komunitetit për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit, si dhe për të promovuar konceptimin e vullnetarizimit dhe të angazhimit qytetar.Aksioni u organizua në kuadrin e projektit “Unë e ti le të pastrojmë, Shqipërinë ta gjelbërojmë”.Ky projekt mbështetet financiarisht nga Ambasada e SHBA-së dhe organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe me Ministrinë e Zhvillimit Urban.Me të rinjtë u organizua edhe një takim informues për vullnetarizmin dhe programet e shkëmbimit me SHBA-në ku është është përcjellë koncepti i vullnetarizmit sipas konceptit amerikan./Oranews.tv/