Vdekja e dy fëmijëve, prokuroria nis hetimin për mungesën e sigurisë rrugore
Prokuroria nis hetimet për aksidentin ku humbën jetën dy vëllezërit 3 dhe 5-vjeçar, si dhe mbetën të plagosur nëna dhe vëllai i tyre një vjeç, teksa ishin duke shkuar drejt Rrogozhinës pasditen e së shtunës, ku ndodhej për ndërtim pa leje bashkëshorti, i cili nuk mundi t’i shihte për herë të fundit të gjallë dy fëmijët e tij. Pas fatkeqësisë në familjen Nekollari, gjykata e Durrësit e ka ndryshuar masën e sigurisë duke e lënë me detyrim paraqitje.Mungesa e elementëve të sigurisë në rrugë dhe ndërprerja e barrierave anësore prej llamarine pikërisht në vendin ku ndodhi aksidenti, dyshohet të jetë bërë shkak për tragjedinë në familjen Nekollari.Sipas ekspertëve të aksidenteve, pakujdesia e drejtueses së automjetit Silvi Nekollari ka bërë që makina të devijojë nga rruga, por ajo çfarë ka çuar në bilancin tragjik të aksidentit është lënia e barrierave anësorë të rrugës të hapura, në afërsi të dy pikave të karburantit.Pasditen e së shtunës, barriera e metalit ka hyrë në mes makinës ku udhetonte 24-vjeçarja me 3 fëmijët duke shkaktuar vdekjen e dy të vegjëlve dhe duke lënë të plagosur gruan dhe një fëmijë 1 vjeç.Nisur nga ky fakt, prokuroria e Kavajës ka nisur një hetim kryesisht, pasi dyshon se shkak për humbjen e dy jetëve është bërë mosplotësimi i rrugës me elemente të sigurisë.Mësohet se pjesë e hetimit do te jetë jo vetëm mospërmbushja e detyrës nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve që ka pergjegjësinë për kontrollin e sigurisë rrugore, por edhe arsyeja e lënies së kësaj pjese pa mbrojtëse./Oranews.tv/