Kreu i PD Vlorë kundër Bashës, Meminaj: Do të humbasë zgjedhjet e 2017
Zërave kundër ristrukturimit të 21 degëve të PD në të gjithë vendin dhe hapjes rrugë zgjedhjeve të brendshme, i është shtuar dhe kreu i demokratëve lokalë të Vlorës. Moisi Meminaj thotë se me këto veprime PD do humbasë zgjedhjet e 2017, ndërkohë që shton se nuk do të dorëhiqet. "Riorganizim i Çorganizuar", me këto dy fjalë e ka emërtuar vendimin e kreut të opozitës Lulzim Basha për riorganizimi të strukturave drejtuese në 21 degë, kreu i PD së Vlorës. Moisi Meminaj thotë se me këtë veprim, PD do jetë humbëse e zgjedhjeve të 2017, ndërsa me tone kritike thotë se në qendër janë formuar klane që punojnë për interesa personale.Meminaj: Pas konsultimeve me struktrat e partisë në bazë konkuldojmë se riorganizimi i PD në disa degë është antistatuor.Riorganizmi është selektiv, i pakonsultuar me strukturat, por thjesht bëhet me interesa të ngushte klienteliste. Për më tepër në prgaa të zgjedhjev parlamentare që është vetëvrasje e PD.Meminaj deklaron se nuk do të dorëhiqet por do te qendroje ne krye të PD-së së degës pasi sic thotë, postin e ka falë votebesimit të anëtarësisë së Vlorës.