Fjalët e para të Kokëdhimës pas heqjes së mandatit dhe kush e zëvendëson
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2016, 13:44
Në një reagim për gazetaren e Ora News Klementina Cenkollari, pak minuta pasi u mësua vendimi për heqjen e mandatit nga Gjykata Kushtetuese, deputeti socialist Koço Kokëdhima tha: "Unë nuk kam asnjë informacion. Kur ta mësoj do të jap një deklaratë për shtyp."Ndërkohë sipas listës emërore të deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 2013, pritet që Edmond Leka të ulet në karrigen e deputetit Kokëdhima
/Oranews.tv/