Kokëdhima nuk është më deputet, Kushtetuesja ia hoqi mandatin
Nga dita e sotme Koço Kokëdhima, nuk do të jetë më deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Gjykata Kushtetuese i ka hequr atij mandatin, duke pranuar akzuën e Partisë Demokratike se deputeti socialist i zgjedhur në qarkun e Vlorës, ka shkelur ligjin thmeltarë të shtetit duke përfituar fonde publike gjate kohës që ushtronte mandatin e deputetit. Mbi vendimin regoi kryetari i opozitës Lulzim Basha duke e cilësuar si triumf të drejtësisë. Burimet bëjnë të ditur se 8 nga anëtarët Kushteteses votuan pro dhe 1 kundër.Gjykata Kushtetuese i ka hequr mandatin deputetit socialit, Koço Kokëdhima duke e vlerësuar si të pa pajtueshëm me ligjin themeltar të shtetit.Trupa Gjykuese arriti në këtë përfundim pas analizimit të fakteve të dorëzuara nga Partia Demokratike e cila e akuzonte deputetin Kokëdhima për përfitim të fondeve publike në kundërshtim me ligjin në të paktën 150 raste.Vendimi pritet të zbardhet i plotë bashkë me argumentet ligjore, të cilat janë shkelur nga deputeti socialist.Në momentet kur u bë publik lajmi i heqjes së mandatit, Kokëdhima i filmuar nga Ora News u shfaq i qetë në ambientet e zyrave të tij dhe nuk pranoi të komentojë pa e parë vendimin e zbardhur.Kokëdhima: Unë nuk kam asnjë informacion. Do të marrë informacion dhe do të prononcohem publikisht.Edhe pse nuk ishte në dijeni të daljes së vendimit për heqjen e mandatit të Kokëdhimës, kryetari i Komisionit të ligjeve Fatmir Xhafaj, u shpreh se vendimet e gjykatave nuk duhet diskutohen.Xhafaj: Nuk bëj komente mbi vendimet e Gjykatave. Respektoj vendimarrjen.Për Kreu e PD heqja e mandatit të deputetit socialit, është një triumf i ligjit dhe drejtësisë, edhe pse paligjshmëria dhe zullumi i oligarkëve është i pafund sipas tij dhe se nuk mbaron me të dekretuarin prej Ramës si Kryeministër i Jugut.Edmond Leka, kryetari i PS së Vlorës dhe drejtor i portit të qytetit bregdetar është emri që do të zëvendësojë vendin e lënë bosh në parlament nga deputeti Kokdhima.Kushtetuesja ka edhe dy mandate për të dhënë verdiktin pas kërkesës së PD së votuar në Kuvend për papajtueshmëri të mandatit të deputetëve Leskaj dhe Suli.Shqyrtimi i çështjes nisi në 20 prill 2016.Çfarë ndodh më pas?Kushtetuesja njofton Kuvendin për vendimin. Do të jetë Kuvendi që do të shpallë vendin vakant dhe KQZ do të mblidhet për të caktuar pasardhësin tjetër në listën shumëemërore të deputetëve në Qarkun e Vlorës.https://www.youtube.com/watch?v=Hyax0aknDcA[caption id="attachment_742146" align="alignnone" width="735"]
Ne foto: Vendimi i GJykates Kushtetuese[/caption]