Edhe Rihanna po kërcen me këngët e Era Istrefit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2016, 12:19
Këngëtarja me origjinë kosovare Era Istrefi ka marrë famë në mbarë botën. Këngët e saj dëgjohen kudo. Ajo tashmë mund të krahasohet dhe me yllin botëror Rihanna,vajzën nga Barbadosi. Mesa duket Era dëgjohet dhe nga vetë këngëtarja amerikane. Në një video të postuar në Instagram mbrëmë, në të cilën pretendohet se është Rihanna, duke kërcyer me një këngë, dëgjohet zëri i Erës. Versioni jozyrtar i këngës gjendet në YouTube. Ajo quhet “Heart Killing”.