PD-PS bashkojnë votat për draftin e Reformës në Drejtësi, Rama: Hap i madh

Reforma në drejtësi që mbajti pezull frymën e gjithë politikës diplomacisë dhe qytetarëve shqiptarë prej më shumë se 17 muajsh u finalizua sot në komisionin e posaçëm me bekimin e dy palëve, shumicës dhe opozitës që deri në këtë moment  kaluan përmes një rruge të vështirë plot zigzake dhe ndalesa. Edhe si shenje simbolike në datën e shënuar 9 maj që i përket Ditës së Europës të majtët dhe të djathtët zgjodhën të bashkojnë votat për te miratuar draftin ne parim ndonëse  pritet sërish të ketë debate gjatë diskutimit dhe miratimit nen për nen. Por gjithsesi hapi i parë konsensual për reformën që kushtëzon çeljen e negociatave me BE u hodh.  Tirane- U desh më shumë se 1 vit e gjysmë që politika shqiptare të arrinte këtë moment, dhe me unanimitet të votonte në parim reformën në drejtësi.Kryereformës së Shqipërisë në rrugën integruese, i është dhënë një dritë jeshile pikërisht në Ditën e Europës, ku mazhoranca dhe opozita gjetën dakordësi për të nisur diskutimet nen për nen të reformës.Fatmir Xhafaj: “Po sot edhe me kontributin e opozitës, me reflektimin pozitiv të saj kemi një votë pozitive e mbështetëse në parim të projektit kushtetues”.Eduard Halimi: “Opozita votoi pro fillimit të diskutimit të amendamenteve nen për nen”.Nënkryetari demorkat i Komisionit, Eduard Halimi, u kujdes të theksonte se me votimin në parim të reformës që një ditë ma parë vetë demokratët e kishin cilësuar ekstra kushtetutese, nuk ka një ndryshim të qëndrimit të opozitësEduard Halimi: “Ne e morën, e lexuam, i parashtruam të gjitha qëndrimet tona dhe qëndrimi jonë është ky që po them: Qëndrimi i opozitës është votim pro për fillimin e procesit të diskutimit nen për nen të amandamenteve, votim i cili nuk duhet të nënkuptojë dhe votën pro ndaj amendamenteve që kanë të bëjnë me çështje politike për të cilat nuk janë zgjidhur”.Ajo që ju e konsideruat si reflektim të opozitës u parapri nga komunikimi me faktorët ndërkombëtarë apo është e palidhur deklarata e Z.Lu se votimi në parim do të ndodhte sot me atë që ndodhi në Komisionin e Posaçëm?Fatmir Xhafaj: "Edhe ato kanë luajtur padyshim rolin e tyre. Ajo që është e rëndësishme, është që sot në Ditën e Europës, ka një lajm të mirë, ka një votë në parim për projektin kushtetues”.Por palët do të jenë sërish në provë, kur do tu duhet të bien në konsensus për dy çështje që opozita i konsideron themelore për reformën, emërimet në gjyqësor dhe shmangien e korporatizmit në drejtësi.Eduard Halimi: “Çështja i ngelet mazhorancës nëse do të pranojë opinionin e Komisionit të Venecias për gjetjen e kësaj formule për të cilën opozita ka rënë dakort si dhe partnerëve ndërkombëtarë”.Fatmir Xhafaj: “Ka opsione të ndryshme për mënyrën se si dhe mund të formatohen Institucionet e reja të sistemit të drejtësisë. Ka formula të ndryshme lidhur me shumicat e cilësuara apo variante të tjera alternative. Jam i bindur që do të gjendet një zgjidhje që do të tregojë që realisht kjo mazhorancë e ka patur dhe e ka vullnetin për ta shtyrë përpara këtë proces”. Kalendari i reformës nuk përmban një datë për mbylljen e diskutimeve nen për nen, por ka një axhendë punimesh që nisin me Kapitullin për Integrimin.Edi Rama: “Dua shumë të uroj që në Ditën e Europës, Komisioni i Reformës në Drejtësi do të votojë në parim një reformë historike. Nga ana tjetër përfitoj nga rasti t’ju them të gjithë atyre që janë shqetësuar lidhje me një nen të draftit se nuk do të ketë absolutisht asnjë amnisti për askënd që në të gjithë këto vite i ka shpëtuar drejtësisë”. Kapitujt e diskutimeve të reformës:Kapitulli i parë është kapitulli që lidhet me nenet për integrimin.Kapitulli i dytë është ai që lidhet me Gjykatën Kushtetuese.Kapitulli i tretë është ai që lidhet me Gjyqësorin.Kapitulli i katërt ai që katë bëjë me institucionet e reja, Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, Këshillin e Emërimeve etj.Kapitulli tjetër, i pestë, është kapitulli që ka të bëjë me Prokurorinë dhe kapitulli i fundit është ai që lidhet me dispozitat kalimtare dhe vlerësimi.Edhe Kryetari i komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj deklaroi se me votën në parim të ditës së sotme  i hapet rrugë diskutimit nen për nen i procesit dhe më pas shqyrtimit në seancë plenare të draftit.Rama në FB e quajti: Hap i madh perpara votimi ne parim i draftit kushtetues te Reformes ne Drejtesi nga Komisioni i Posaçem, bashkë ne diten e EuropesKryetari i Kuvendit  Meta u shpreh: Miratimi në parim, mesazhi më i mirë në Ditën e EvropësFjala e plote e Halimit pas votimit ne parim Halimi: Opozita votoi pro fillimit të diskutimit të amendamenteve nen për nen që dot ë fillojnë të diskutohen nga nesër. Vota jonë pro fillimit të procesit të amendameteve nuk duhet të intepretohet si një votë pro çështjeve politike të cilët ekspertët e EURALIUS dhe OPDATE  nuk i kanë marrë në trajtim.Çështje të cilat kanë të bëjnë me institucione të reja kushtetuese dhe me emërimet e këtyre institucioneve, apo ndërprerjen mandateve kushtetuese janë cështje politike që Komisioni i Venecias ia adreson politikës. Ndaj dhe ne edhe sot përsëritëm thirrjen tonë drejtuar mazhorancës që cështjet politike të fillojnë dhe të negociohen sa më parë në mënyrë që votimi në tërësi sëbashku me ligjet që do të shoqërojnë amendamentet kushtetuese të merren dhe të miratohen pa vonesë gjatrë javëve të ardhshme. Në qëndrimin tonë ne e theksuam që Kushtetuta dhe rregullorja e parashikojnë një procedurë që duhet të fillohet të diskutohet edhe nen për nen.Ashtu sic u shprehem edhe dje vota jonë është pro fillimit të diskutimit nen për nen të çdo amendamenti në mënyrë që procesi i miratimit të amendamenteve teknike të paraqitura nga ekspertë ndërkombëtarë të zhvillohet dhe të ecë sa më shpejt sëbashku me paketën ligjore që do ta shoqërojë.Ne nuk u dakordësuam për çështjet politike dhe opozita që prej fillimit kanë qenë kundër kapjes politike dhe formulës me 84 vota që ka patur projekti fillestar. Për këto cështje nuk ka patur dakordësi dhe duhet të ketë negociata.Thelbi i reformës në drejtësi është lufta pa kompromis në sistemin e drejtësisë, largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar dhe të paaftë dhe hetimin dhe largimin e zyrtarëve për të cilët këto komponentë kanë të bëjnë me pjesën antikorrupsion.Çështja i i ngelet mazhorancës nëse do të pranojë opinionin e Venecias për gjetjen e kësaj formule që  opozita ka rënë dakord si dhe partnerëve ndërkombëtarë. Pra topi është në fushën e mazhorancës për negociatat politike që do të vijnë. Nesër fillon diskutimi nen për nen.[caption id="attachment_742237" align="alignnone" width="640"]Momenti i votimit ne parim i draftit te ndryshimeve kushtetuese te reformes ne drejtesi ne komisionin e posacem Momenti i votimit ne parim i draftit te ndryshimeve kushtetuese te reformes ne drejtesi ne komisionin e posacem[/caption]