PD: Të ulet çmimi i energjisë, ERE: Duhet ende kohë
Partia Demokratike ka kërkuar uljen e menjëhershme të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët gjatë 2016 duke marrë shkas nga përmirësimi i ndjeshëm i treguesve të kompanisë.Gjatë diskutimit të raportit vjetor të ERE në komisionin e Veprimtarive Prodhuese deputeti demokrat Helidon Bushati u shpreh se vonesat demtojne ekonomine e qytetareve.Helidon Bushati: Çdo vonesë në vendimarrje është futje e dorës në xhepin e qytetarit dhe ne nuk mund të presim, qytetari nuk mund të presë pafundësisht që ju të bini dakort në mënyrë kolegjiale që të ulet çmimi i energjisë për qytetarët dhe për bizneset. Prandaj mendoj se është shumë e domosdoshme dhe imediate.Por kjo kërkesë e opozitës nuk u pranua nga kreu i Entit Regullator të Energjisë elektrike. Sipas, Petrit Ahmetit, pavarësisht përmirësimit të performancës është e nevojshme që kompanitë të arrijnë edhe më shumë stabilitet.Petrit Ahmeti: Nëqoftëse do të fillonim menjehërë vetëm me një tregues të një momenti që u përmirësua arkëtimi dhe ne të influencojmë drejtëpërdrejt në ulje të çmimit, ne do të krijonim një çoroditje në lidhje me kompaninë dhe konsumatorët.Në lidhje me gjendjen e sektorit energjitik në vend kreu i ERE deklaroi se Shqipëria ka nevojë për shumë investime që të arrije standartet.Petrit Ahmeti: Sektori elektroenergjitik në Shqipëri ka një nevojë shumë herë më të madhe nga këto planifikime që ne realizojmë për ti kryer si investime. Jemi shumë larg niveleve kualitative të tregtimit të këtij malli që quhet energji elektrike, kemi në sistem humbje shumë të mëdha, kemi një cilësi shumë të dobët të energjisë elektrike.Përsa i përket faturimeve afrofe kreu i ERE deklaroi se qershori është afati i fundit për heqjen e tyre./Oranews.tv/