Arrestohet 26-vjeçari slloven, akuzohet për terrorizëm
Ministria e Bredshme italiane ka informuar se pas një viti hetimesh Gjykata e qytetit të Venecias në bashkëpunimin me policinë sllovene ka dhënë urdhërin e arrestimit në Itali të një nënshtetas 26 vjecar slloven me akuzën e terrorizmit ndërkombëtar.Nënshtetasi slloven i konsideruar një "foreign fighter" është përgjegjës i një aktiviteti me qëllim terrorizmin ndërkombëtar si dhe i një procesi radikalizmi e rekrutimi elementësh xhihadistë në territorin italian."Përgjatë një viti hetimesh, ka dekaruar Ministri italian Alfano, ky operacion ka bërë të mundur dhe dëbimin nga territori italain, të një 28 vjecari maqedonas me akuzën e terrorizmit ndërkombëtar si dhe arrestimin e një 37 vjecari italian.Media italiane "La Repubblica" kometon se ky operacion është vazhdim i operacionit të 28 prillit ku u arrestua 6 persona me nënshtetësi marokene në Lecco, Varese, Milano me akuzën e terrorizmit ndërkombëtar me qëllim atentatesh me objektiv Vatikanin e Ambasadën e Izraelit në Romë.Ndërsa e përditshmja "Il Tempo" sjell në vëmëndje arrestimin gjatë muajit shkurt të maqedonasit shqiptar Ajhan Veapi rezident në provincën e Pordenones dhe i konsideruar si një nga rekrutuesit më aktiv në Veri-Lindje të Italisë me misionin special të individuaizmit të luftëtarë të rinj të ISIS pikërisht në territorin italian. Sipas kësaj të përditshme italiane, qytetar slloven i arrestuar pak orë më parë në Itali, me shumë mundësi i përkiste rrjetit të xhihadist boshnjak, një qëndër radikalizimi me shumë degë të sparsura në Itali."Antiterrorizmi italian shkruan "Il Tempo", po punon për të individuaizuar e shkatërruar rrjetin terrorist që lidh Italinë me vendet Ballkanit. Shteti islamik me anë të shqiptarëve, kosovarëve, maqedosave, serbëve e malazezëve që jetojnë në Itali, kërkon të gjejë rekrutues të rinj për të indoktrinuar xhihadistë rinj e për t'i nisur drejt Sirisë."Për Ministrinë e Brendshme italiane ky operacion konfirmon se "sistemi i parandalmit e i sigurisë në vend po funksion mjaft mirë."