Ora News në Spanjë sjell protestën e katalanasve: "S'kemi frikë"
Populli i Katalonjës zhvillon protesta pothuajse çdo javë për të kërkuar pavarësinë nga Spanja.Shteti spanjoll kërkon që t’i imponojë katalanasve kulturën, traditën dhe gjuhën e vet, por ata e shohin si mosrespektim dhe besojnë se mund t’ia dalin vetë si shtet.Gazetari Endri Farka raporton nga vendi i ngjarjes se kryefjala e këtij manifestimi ishte parrulla "Sin Miedo", që do të thotë "Pa frikë" dhe thirrjet i drejtohen qeverise spanjolle, që sipas qytetarëve katalanas kishin ndërmarrë vendime dhe ligje të padrejta.“Asnjë qënie njerëzore nuk është e jashteligjshem” ishte një nga parullat që mbanin qytetarët e Katalonjës.Populli i Katalonjës pranon që të qëndrojë me Spanjën vetëm nëse ajo respekton traditat dhe kuturën e këtij populli.Populli proteston edhe për asistencat ekonomike që shteti spanjoll i paguan qytetarëve të Andaluzisë në Sevilje, ndërsa qytetarëve të Katalonjës jo.[caption id="attachment_742030" align="alignnone" width="640"]
Foto nga protesta e katalanasve[/caption][caption id="attachment_742031" align="alignnone" width="640"]
Foto nga protesta e katalanasve[/caption][caption id="attachment_742032" align="alignnone" width="640"]
Foto nga protesta e katalanasve[/caption][caption id="attachment_742033" align="alignnone" width="640"]
Foto nga protesta e katalanasve[/caption]