Korrespondenti i BBC ndalohet dhe dëbohet nga Koreja e Veriut

të dëbojnë nga vendi korrespondetin e rrjetit BBC, Ruper VVingfield Hayes, për shkak se ky i fundit sipas tyre ka fyer rëndë dinjitetin e koreano-veriorëve, të liderve të vendit si dhe të partisë në pushtet.Hayes u mbajt nga forcat e sigurisë per tetë orë, kohë gjatë së cilës u mor në pyetje dhe u detyrua që të firmoste një dokument për të cilin nuk ishte dakord. Së bashku me të, koreano-veriorët dëbuan produkcenten Maria Byrne dhe kameramanin Mathevv Goddard.Për mediat u prononcua edhe një zëdhënës i partisë së puntorëve i cili u shpreh se lidershipi koreano-verior nuk i ishte i kënaqur me mënyrën se si gazetari kishte pasqyruar situatën në kryeqytetin Penian, gjatë kohës që mbahej kongresi.Gjatë fjalës së tij, një tjetër gazetar i BBC-së tentoi që të sfidonte zëdhënësin duke e pyetur nëse i dukej i drejtë vendimi për të larguar një reporter me arsyetimin se nuk të pëlqejnë raportimet e tij.Megjithatë, zyrtari koreano-verior refuzoi që të përgjigjet. Nga ana tjetër, kongresi i Partisë në pushtet ka vijuar punimet, ku sipas asaj që transmetojnë mediat vendase, theksi është vendosur tek zgjerimi i programit bërthamor si dhe rinovimi i partisë.