Rruga e Kombëtares drejt Francës, TV zviceran SRF reportazh për "Shqiponjat"

Televizioni i njohur zviceran, “SRF” realizoi një dokumentar për Kombëtaren shqiptare e cila për herë të parë kualifikohet në  Kampionatin Evropian.Videoja gati 5 minuta tregon rrugëtimin e Shqipërisë drejt këtij evenimenti dhe  betejën që do të ketë“Gjuha jonë është gjuhë e shqiponjës"  thotë kapiteni Lorik Cana. Protagonist është dhe trajneri i kombëtares Gianni De Biasi dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi.Në një video të publikuar prej pesë minutash, në fillim është kapiteni Lorik Cana, duke treguar se kualifikimi ka qenë endrra e tij e madhe"Ishte ëndrra ime"  thotë Cana për kualifikimin. Për De Biasin asgjë nuk është e pamundur "Ne besuan nga fillimi deri në fund"Reportazhi mbyllet me besimin e Lorik Canës për të kaluar grupin "Kemi cilësi dhe dëshirë të madhe"