Biznesmeni Shala u vra me paramendim, hetohet dhe sherri për gërvishtjen e makinës
Policia e Durrësit dhe grupi hetimor vijojnë hetimet për të zbuluar autorin e vrasjes së 39-vjeçarit Shpëtim Shala, krim i ndodhur dje në zonën e plazhit në qytetin e Durrësit.Përmes një deklarate për median e policisë së Durrësit mësohet se deri tani janë 26 të shoqëruar në lidhje me ngjarjen ndërsa në makinë janë gjetur 15 copë gëzhojash pistolete. "Nga kqyerja e vendit të ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 15 copë gëzhoja të kalibrit të vogël pistolete automatike" informon policia e DurrësitPolicia konfirmon se "viktima ka qenë person me preçedentë penalë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike"Detaje te hetimitBurimet bëjnë të ditur se viktima është ekzekutuar nga afër, dhe 6 plumba ka marrë vetëm në kokë.Mes të shoqëruarve eshte dhe një person nga Durrësi me të cilin viktima dyshohet se ka pasur një konflikt fizik për shkak të një gërvishtjeje makine në rrugën "Taulantia". Por nuk përjashtohen pistat e tjera.Mësohet se viktima është ndjekur prej kohësh nga vrasësi, ndërsa pak para se të qëllohej Shpëtim Shala ka qenë duke luajtur futboll. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë pranë vendit ku ndodhi vrasja e babait të tre fëmijëve, pronar i 2 lokaleve në Durrës.Shala është proceduar gjatë vitit 2011 për kultivim e trafikim narkotikësh, pasi në një operacion policor në lokalin e tij pranë plazhit Iliria blutë sekuestruan kanabis.DosjaMaterialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Vrasja me paramendim"dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 78 dhe 278/2 të Kodit Penal.
https://www.youtube.com/watch?v=Pwa8Ixhk8Ww/Oranews.tv/