Njihuni me 45 vjeçarin Bodybuilder, injekton trupin me steroide për 30 vjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2016, 08:53
Ky është 45 vjeçari bodybuilder Rich Piana, i cili merr injektime në trup për 30 vjet rresht. Dëshira për të pasur një trup perfekt qe në moshën 15 vjeçare e ka shtyrë deri në këtë fazë."Nëse doni të mos përdorni steroide, mos i përdorni. Nuk ka arsye që të dëmtoni trupin tuaj. Por, nëse doni të bëheni një “bodybuilder” profesionist, duhet t’i përdorni me patjetër. Nuk keni zgjidhje. Unë nuk kisha zgjidhje, por jam i lumtur me jetën time dhe nuk dua të ndryshoj asgjë”, shpjegon Piana.Puna e madhe e tij, dietat dhe ilaçet që ai mer kanë arritur në këtë rezultat. Gjithmonë Piana ka dashur të jetë më i miri, çfarëdo të ndodhë dhe ai nuk ndalet këtu.
