Francë, mafia shqiptare merr në dorë trafikun e heroinës
Në Annecy të Francës, një rrjet i mafias shqiptare qarkullon sasi të mëdha të heroinës me çmime të cilat po sfidojnë të gjithë konkurrencën në tregun e drogës.Një gram shitet për 20 euro. Çdo pikë shitje bën 100 mijë euro në muaj, çka do të thotë 1 milionë euro për të gjithë zonën. E sjellë nga Shqipëria, droga ka mbërritur deri në kufirin francez.Komuniteti i zonës është i shqetësuar nga ky realitet, çka përbën një këmbanë alarmi për ta.Tre ose katër përdorues kanë gjetur vdekjen nga overdoza e kësaj droge vrasëse.Televizioni Frances “TF1” i kushtoi një reportazh situatës së krijuar në qytetin e Annecy, nga shpërndarja e drogës nga mafia shqiptare.Në reportazhin e TV, transporti i drogës ilustrohet me anë të një harte që tregon se droga vjen nga Dibra dhe përfundon në Annecy, në kufi me Zvicrën.
