Neni 25, Rama: Prova që edhe miqtë e partnerët tanë janë të gabueshëm

Pas qëndrimit zyrtar të PD në lidhje me draftin për reformën në drejtësi, ka reaguar edhe kryeministri Rama. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se për reformën në drejtësi do të bëhet më e mirë, vetëm duhet pak durim.Rama: S"ka nen 25 me perjashtime mos u shqetesoni per kete! Eshte vetem prova qe edhe miqte e partneret tane jane te gabueshem. Do behet me e mira, durim.Në qëndrimin e PD për nenin 25 thuhet:Në draftin e rishikuar në komponentin antikorrupsion (nenin 25) është parashikuar se subjekt i hetimit do të jenë ndër të tjerë “ish ministrat gjatë 3 viteve të fundit”. Duam të theksojmë fort se kjo pikë nuk është kërkuar ASNJËHERË, as nga ekspertët e opozitës dhe as nga ndonjë anëtar i opozitës në Komision. Ne e kemi shprehur dhe e ripërsërisim qëndrimin tonë për luftë pakompromis ndaj korrupsionit dhe se kemi qenë, jemi dhe do të jemi KUNDËR cdo kufizimi kohor për hetimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, sepse korrupsioni duhet të dënohet pavarësisht nga koha kur apo nga kush është kryer.edi rama