Fushatë e re, “Allahu është i madhërishëm” mbishkrimi në autobusët e Londrës
Një ndër shoqatat më të mëdha islamike në Britaninë e Madhe dëshiron të “thyejë barrierat” dhe të portretizojë islamin pozitivisht duke nisur një fushatë të re reklamuese. Ajo do të vendosë postera në autobusë, me mbishkrimin “Allahu është i madhërishëm”.Kjo fushatë erdhi vetëm një ditë pasi Londra zgjidhi kryebashkiakun e parë mysliman, Sadiq Khan.Studiues të Islamit besojnë se banerët ku shkruhet “Subhan Allah” që nënkupton “Allahu është i madhërishëm”, do të interpretojnë një anë pozitive të fesë myslimane.Sipas ligjit islam, myslimanët duhet të dhurojnë 2.5 për qind të të ardhurave të tyre për të varfrit dhe nevojtarët, veprim ky që njihet si Zekat dhe bën pjesë në “pesë shtyllat e Islamit”.Imran Madden, një i konvertuar në Islam britanik dhe drejtor i një prej shoqatave tha se:"Ne duam të ndryshojmë për mirë perceptimin e Islamit. Fushata e autobusit është në lidhje me thyerjen e barrierave dhe keqkuptime sfiduese"./Oranews.tv/