ISIS kishte ndërtuar kampe trajnimi në Kosovë. Ja rrëfimi tronditës i dëshmitarit

Në Kosovë ishin ndërtuar kampe ku të rinjtë janë rekrutuar dhe trajnuar ushtarakisht për të luftuar krah ISIS dhe Al-Nusras në Siri.Në një dokumentar të Gazetës Ekspress në Kosovë tregohet sesi ISIS kishte ndërtuar këto kampe në fshatin Debëllde të Vitisë.Dokumentari tregon se rekrutimi i të rinjëve nga Kosova për të luftuar krah organizatave terroriste bëhej në disa shtëpi të vjetra. Në këto kampe ishin rreth 100 të rinj të moshës nga 12-22 vjeç dhe atyr u shfaqeshin filma me përmbajtje horrori apo filma indoktrinuese kundër të krishtrëve dhe hebrejve.Një prej përgjegjësve të këtij kampi ishte edhe Ridvan Haqifi, i cili sot është një prej udhëheqësve të terroristëve shqiptarë në atë që quhet “Tokë e Shamit”Një prej dëshmitarëve rrefen sesi në këto kampe mësonin ligjërata fetare dhe trajnime luftarake. Ndër të tjera fëmijëve kosovarë u mësonin sesi të përdornin shpatën.