Aksidenti në Durrës, Prokuroria dhe ekspertët: Shkak mungesa e elementëve të sigurisë
Mungesa e elementëve të sigurisë në rrugë është një ndër pistat kryesore ku po heton prokuroria e Kavajës në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në Qerret pasditen e së shtunës ku dy fëmijë humbën jetën dhe nëna me vëllain 1-vjeçar mbetën të plagosur.Ekspertët rrugorë mendojnë se aksidenti i një ditë më parë nuk do të kishte bilanc tragjik, nëse barriera anësore prej metali nuk do të ishte e ndrëprerë.Mungesa e elementeve të sigurisë dyshohet të jetë bërë shkak për aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e së shtunës në Qerret, ku dy fëmijë humbën jetën dhe nëna e vëllai i tyre 1-vjeçar mbetën të plagosur lehtë. Referuar mungesës së elementeve të sigurisë, prokuroria e Kavajës ka nisur kryesisht hetimet për përgjegjësit e rrugës.Organi i akuzës ashtu sikurse edhe ekspertë rrugorë mendojnë se aksidenti i një ditë më parë nuk do të kishte këtë bilanc tragjik, nëse barriera anësore prej metali nuk do të ishte e ndrëprerë. Si pasojë e përlasjes së fortë, barrierat prej metali kanë përshkuar mes përmes automjetin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme dy fëmijëve të saj, 5 dhe 3 vjeç, të cilët ndodheshin në sedilen e pasme të makinës.Ndërsa vetë 24-vjeçarja dhe fëmija tjetër vetëm 1 vjeç kanë mbetur të plagosur lehtë pa pasoja. Banorët shprehen se mungesa e sigurisë në këtë segment, ka sjellë edhe aksidentë të tjera me pasoja të rënda.Aksidenti fatal ndodhi rreth orës 17.00 të së shtunës. Silva Negollari, 24 vjeç, banuese në lagjen 13 Durrës, po udhëtonte me automjetin e vet “Mercedes Benz”, me targë “AA372JG” në aksin Golem-Kavajë së bashku me tre fëmijët e saj, 5, 3 dhe 1 vjeç.Për shkak të aksidentit tragjik gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për babain e dy fëmijëve nga burg në detyrim paraqitje.Sokol Negollari ishte arrestuar për një ndërtim pa leje./Oranews.tv/