Kadri Veseli: Qytetarët të lodhur nga politika me gjuhë të urrejtjes
Duke kujtuar të kaluarën, vështirësitë e Kosovës si dhe punën e bërë nga Partia Demokratike e Kosovës që nga themelimi i saj, kryetari i sapo zgjedhur i këtij subjekti politik, Kadri Veseli, premtoi se në kuadër të subjektit do të punojë për zhvillim të vendit, derisa ftoi qytetarët që mos ta lënë politikën e vendit në duar të njerëzve jo të mirë.Këto deklarata Veseli i dha sot në ditën e dytë të punimeve të konventës së shtatë zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, një ditë pas ai morrin postin e të parit të këtij subjekti politik.Duke iu drejtuar anëtarëve të PDK-së dhe mijëra simpatizantëve, Veseli tha se sa herë që Kosova ndodhet në udhëkryq, qytetarët e kthejnë kokën nga PDK-ja, derisa theksoi se do të punojë për zgjedhje konkrete për brengat e qytetarëve të vendit.Derisa premtoi se do të punojë për zhvillim ekonomik të vendit, Veseli tha se ky zhvillimi është duke u penguar nga korrupsioni, duke theksuar se nuk do të ketë tolerancë ndaj abuzimit me postet publike.Ai tha se qytetarët janë lodhur nga politika me gjuhë të urrejtjes, që sipas tij kjo politikë nuk i duhet Kosovës dhe për këtë duhet të kalohet nga kjo gjendje nëpërmjet një politike vizionare./Kosovapress/