Kriza e emigrantëve, berlinezët kërkojnë dorëheqjen e Merkel

Berlinezët kanë kërkuar dorëheqjen e kancelares Angela Merkel, duke protesteuar kundër politikave të saj të emigrantëve. Mbi 2 mijë persona me flamuj dhe pankarta në duar kanë shprehur shqetësimin për islamizimin e Gjermanisë, duke përdorur edhe sloganin e famshëm të " ne jemi populli".Rreth 2 mijë persona protestuan në Berlin kundër politikave të ndërmarra nga qeveria për të lejuar më shumë se një million emigrantë nga Lindja e Mesme në Gjermani. E organizuar nga ekstremi i djathtë, protestuesit u mblodhën jashtë stacionit qendror të trenit , duke kërkuar dorëheqjen e kancelares Angela Merkel.Me flamuj në duar dhe pankarta, protestuesit kishin parashikuar Gjermaninë e 2030, të cilën e përshkuajnë si islamike. Gjithashtu demonstruesit kanë përdorur sloganin e famshëm "Wir sind das Volk", ose "ne jemi populli, i përdorur gjerësisht nga protestuesit të cilët i dhanë fund sundimit komunist në Gjermaninë Lindore, slogan i ringjallur vitin e kaluar nga lëvizja anti-Islamit PEGIDA.Megjithatë, sipas policisë berlineze, organizatorët kishin pritur thuajse dyfishin e protestuesve që ishin të pranishëm, ndëkohë që kundërprotestuesit e krahut të majtë ishin më sumë në numër se zakonisht.Tensionet e shkaktuara si pasojë e fluksit të emigrantëve u rritën më shumë gjatë muajit prill, në momentin kur presidenti i Turqisë i kërkoi Gjermanisë të ndjekë penalisht një komedian gjerman që ironizoi Erdogan, kërkesë kjo e pranuar nga autoritet gjermane. Ministri gjerman i Drejtësisë tha se do të vendosë gjykata nëse humori i komedianit Jan Boehmermann ishte satirë apo shpifje ndaj një udhëheqësi të huaj./Oranews.tv/