Përplasen dy mjete në autostradën Tiranë-Durrës, tre të plagosur

Tre persona janë plagosur nga një aksident automobilistik në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja është regjistruar pasditën e sotme. Sipas policisë në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.“Më datë 08.05.2016, në autostradën  Durrës-Tiranë në afërsi të Karburant "Kastrati", shtetasi L.K. 43 vjeç,  banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip Benz kamion me targa AA 964 JB ëshë përplsur me mjetin tip Benz autoveturë me targa TR 4747 M me drejtues shtetasin E.B. 24 vjeç. Për pasojë, janë aksidentuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri i mjetit kamion shtetasi K. M. 27 vjeç, banues nëTiranë, të cilët ndodhen në Spitalin  Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.Policia ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.[caption id="attachment_741741" align="alignnone" width="640"]4566457 Ne foto: Makinat e aksidentuara ne autostraden Tirane-Durres[/caption][caption id="attachment_741704" align="alignnone" width="640"]AKSIDENT DR Ne foto: Makinat e aksidentuara ne autostraden Tirane-Durres[/caption][caption id="attachment_741703" align="alignnone" width="640"]AKSIDENT DURRES2 Ne foto: Makinat e aksidentuara ne autostraden Tirane-Durres[/caption][caption id="attachment_741702" align="alignnone" width="640"]AKSIDENT DURRES Ne foto: Makinat e aksidentuara ne autostraden Tirane-Durres[/caption]