Tregu i Shelqetit, Bashkia Vau i Dejës: Kërkojmë plotësim të standarteve

Bashkia Vau i Dejës ka sqaruar fermerët se nuk po tenton që të mbyllë tregun e Shelqetit por po kërkon që të plotësohen standartet.Sipas nënkryetarit të bashkisë mbyllja e tregut ka ardhur si një masë e domosdoshme për të mbrojtur konsumatorët.Nje ditë pas protestës së fermereve, Bashkia Vau Dejes, ka reaguar ndaj akuzave të ngritura. Sipas drejtuesve te Bashkisë, askush nuk kërkon të mbyllet tregu, por është kërkuar që të plotesohen standartet.Gentian Ndoj, sekretar në këshillin bashkiak Vau i Dejës: Ne nuk jemi për hapjen e tregut, por të plotësojnë kushtetsipas kritereve që kërkon ligjiAgim Aliaj, veteriner: Nuk duam ti mbytim, por duam ti krijojme kushtet, por ama jemi edhe për mbrojtjen e konsumatorëve.Nga ana tjeter, mungesen e kushteve per tregtimin e produkteve ushqimore dhe bujqesore e ka pranuar edhe pronari i tregut te Shelqetit.Lekë Kaçi, pronar i tregut: Nuk kemi investuar deri tani sepse edhe dke parë kushtet e njerezve. Nuk i plotëson kushtet, por shpresojmë që së shpejti ti bejmë.Nën Kryetari i Bashkise Vau Dejes, tha se nje mase e tille ka ardhur per te mbrojtur shendetin e konsumatoreve.Admir Hasmegaj, nënkryetar i bashkisë Vau Dejës: Ne i kemi lëndë disa detyra për plotësimin e kushteve pronarit të tregut ku me plotësimin e tyre synojmë mbrojtjen e konsumatorit.Ne bashkine Vau Dejes, kane mberritur një sërë shkresash, nga Ministria e linjes per mbylljen e tregut te Shelqetit./Oranews.tv/