Durrës, pas dy dekadash pastrohen kanalet ujitëse
Fermerët e katër fshatrave në Durrës tashmë do të kenë mundësi që të ujisin të mbjellat falë pastrimit të kanaleve kulluese e vaditëse.Ndërhyrja në sistemin e kanalizimeve në fshatrat Rubjekë, Radë, Kameras e Borce vjen pas 25 vitesh demokraci.Falë kësaj ndërhyrje do të ujiten rreth 1200 hektarë tokë.Durrës-Pas më shumë se dy dekadash, fermerët dhe banorët e Rubjekes, Radës, Kameras e Borce, do të kenë mundësi të ujisin të mbjellat .Bordi Rajonal i Kullimit në Durrës ka vënë në punë dy kanale kulluese dhe vaditëse në zonën e Manzës dhe Spillesë, me gjatësi totale 10 km. Në prag të nisjes së sezonit të vaditjes, Drejtori i bordit rajonal të kullimit është shprehur se kjo ndërhyrje shërben për vaditjen e rreth 1200 hektarë.Fermerët e zonës shprehen se prej shumë vitesh në këtë zonë nuk ka pasur asnjë ndërhyrje në sistemin kanalizimeve. Bordi i Kullimit ka nisur një tjetër ndërhyrje për pastrimin e kolektorit kryesor nga hidrovori që gjendet pranë grykderdhjes së lumit Shkumbin deri në plazhin e Spillesë. Pastrimi i këtij kolektori ndihmon në kullimin e rreth 500 hektarë tokë që gjendet paralel me të përgjatë gjithë vijes bregdetare.Ndërhyrjet në sistemin e ujitjes dhe të kullimit vijnë në kuadër të reformës së ujit e cila parashikon shtim të sipërfaqes së tokës që ujitet në vend./Oranews.tv/