Mogherini: I kemi mjetet për ta mposhtur terrorizmin. Rrezikohemi nëse ndërtojmë mure

Përfaqësuesja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Europianë, Federica Mogherini ka dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët e Europës, por edhe për politikanët që e udhëheqin atë në prag të Ditës së Europës, 9 maj.Duke u ndalur te sfida kryesore, që po përballet BE, ajo e kërcënimit terrorist, Mogherini shprehet se “ne i kemi mjetet për ta mposhtur kërcënimin terrorist dhe për ta parandaluar radikalizmin”“Kërcënimi ekzistencial vjen nga brenda vetë kufijve tanë. Bashkimi ynë rrezikohet kur ndërtojmë muret në vend që t’i shembim ato”, shprehet Mogherini në mesazhin e saj.Shefja e Politikës së Jashtme thotë se BE rrezikohet kur sillemi si evropianë me kohë të pjesshme.“Bashkimi ynë rrezikohet kur sillemi si evropiane me kohë të pjesshme, ne thërrasim për ndihmë kur kemi nevojë për ndihmë, por nuk jemi të gatshëm të ndihmojmë. “Mesazhi i Federica MogherinitE di se shumë njerëz sot do të pyesin nëse kemi ende arsye për të festuar Ditën e Evropës.Për herë të parë në historinë, Bashkimi ynë Evropian  përballet me një kërcënim ekzistencial. Ai nuk ka të bëjë thjesht me terrorizmin. Ne i kemi mjetet për ta mposhtur kërcënimin terrorist dhe për ta parandaluar radikalizmin. Ai sigurisht nuk ka të bëjë me migrimin. Një Bashkim prej gjysmë miliardi njerëz mund t’i menaxhojnë flukset aktuale, t’i mbrojë jetët dhe të ndërtojë partneritete të forta me vendet e tjera në rajonin tonë dhe përtej.Kërcënimi ekzistencial vjen nga brenda vetë kufijve tanë. Bashkimi ynë rrezikohet kur ndërtojmë muret në vend që t’i shembim ato.Bashkimi ynë rrezikohet kur sillemi si evropiane me kohë të pjesshme, ne thërrasim për ndihmë kur kemi nevojë për ndihmë, por nuk jemi të gatshëm të ndihmojmë.Nëse i diskriminojmë njerëzit për ngjyrën e lëkurës, për gjuhën që flasin apo për mënyrën sesi luten, nëse bajmë këtë bashkimi ynë rrezikohet, sepse identiteti ynë bazohet te diversiteti.Në këtë çast të vështirë në historinë e botës, bot aka nevojë më shumë se kurrë për një Evropë të fortë.Ne kemi përgjegjësi ndaj qytetarëve tanë, si dhe ndaj pjesës tjetër të botës.Që kur kam marrë detyrën, një vit e gjysmë më parë kam udhëtuar në mbarë botën, dhe ngado që shkoj, njerëzit e shohin Evropën më shumë admiring dhe shpresë.Me gjithë vështirësitë jemi ende i vemti proces i suksesshëm i integrimit rajonal dhe continental më i pasur në botë. Në asnjë vend tjetër nuk ka kaq shumë liri, liri për të thënë atë që mendojmë, liri për të lëvizur, liri për t’u lutur dhe për të mos u lutur, liri për të dashuruar, liri për të votuar, liri për të zgjedhur fatin tonë dhe për të punuar që ta bëjmë atë realitet.Ngado në botë ne jemi partneri kryesor tregtar, investitori i parë, donator i parë për ndihmë humanitare dhe zhvillim, fuqia e parë diplomatike. Shumë shpesh ne e harrojmë sessa të fortë mund të jemi.Ja pse kemi nevojë për Europën sot: Për të qenë krenarë për atë çka kemi arritur, për të kujtuar se nuk mund ta marrim si të mirqënë, si dhe për të kuptuar se evropianë dhe jo europianë kanë nevojë për Europën.Ne kemi nevojë për lidershipin, jo për populizëm. Ne duhet ta ruajmë Evropën dhe ta reformojmë atë. Ka ardhur koha ta ndryshojmë Bashkimin tonë, ta shpëtojmë Bashkimin tonë.Kjo është domethënia e këtij festimi. Gëzuar Ditën e Europës!