Gjobat për këmbësorët, qytetarët vijojnë të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor

Disa muaj pas hyrjes në fuqi të kodit të ri rrugor i cili tashmë parashikon gjoba jo vetëm  për drejtuesit e mjeteve por edhe këmbësorët duket se qytetarët ende nuk janë të sensibilizuar duke vijuar shkeljen e tyre.Siç shohim edhe nga pamjet qytetarët edhe pse rrezikojnë jetën vijojnë të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor duke kapërcyer kryqëzimet me semafor të kuq edhe pse një gjë e tillë sipas dispozitave 188 dhe 189 në Kodin e ri Rrugor parashikon masa administrative që variojnë nga 500 deri në 2 mijë lekë në rastet kur shkelen.Ora News ka kontaktuar drejtues të policisë së shtetit të cilët theksuan se edhe pse janë konstatuar shkelje nga ana e këmbësorëve ende nuk është vendosur asnjë gjobë për ta pasi vijon ende fushata e sensibilizimit të qytetarëve dhe njohja e tyre me rregullat e kodit të ri rrugorPor qytetarët shprehen se janë në dijeni të këtyre gjobave të parashikuara për ta e megjithatë theksojnë se në disa raste  nuk i zbatojnë dhe kjo sipas tyre vjen për disa arsye.Mosrespektimi nga ana e këmbësorëve ka çuar në aksidente të cilat mund të ishin fatale për jëtën e tyre.Kodi i ri rrugor parashikon gjoba të rënda jo vetëm për këmbësorët por edhe për drejtuesit e automjeteve të cilët shkelin rregullat e qarkullimit, gjoba këto të cilat shkojnë deri në heqjen e lejes së drejtimit. Në rastin kur kjo shkelje përsëritet më shumë se dy herë në vit, drejtuesit i pezullohet patenta deri në 1 vit./Oranews.tv/