Nishani: Çamët nuk ishin bashkëpunëtorë me fashistët dhe as me nazistët
Në kuadër të 71-vjetorit të fitores së koalicionit ndërkombëtar kundër nazifashizmit, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani organizoi një ceremoni kushtuar “Kontributit të popullsisë çame në Luftën e Dytë Botërore”. Nishani në fjalën e tij vlerësoi kontributin e pjesëmarrësve në ushtrinë nacianal clirimtareNishani: Përfundimi i Luftës II Botërore në favor të koalicionit të madh antifashist ku shqiptarët kishin vendin dhe kontributet e tyre, edhe shqiptarët e Çamërisë kanë nderin që të krenohen për këtë investim në shërbim të lirisë dhe demokracisë dhe të respektimit të të drejtave si ato të hebrenjve pas kësaj lufte botërore.Kreu i Shtetit theksoi se pjesëmarrja e çamëve në luften kundër nazizmit është shenjë e qartë se ata nuk kanë qënë bashkëpuntorë me ushtrinë gjermane.Nishani: Çamët nuk ishin bashkëpunëtorë me fashistët dhe as me nazistët. Ata, as u bënë pjesë e masakrave që u bënë në Çamëri. Çamëria, në luftën e madhe antifashiste, kontribuoi materialisht dhe moralishtNë aktivitetin e organizuar nga Presidenti Nishani të pranishëm ishin Nënkryetari i Kuvendit e njëkohësisht Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, drejtues dhe anëtarë të “Shoqatës Çamëria” si dhe familjarë ishin familjarë të të internuarve nga Çamëria në kampet e përqendrimit e të shfarosjes në masë si dhe studiues, historianë e publicistë./Oranews.tv/