Qytetarët në protesta, kundër projektligjet të pensioneve dhe të tatimtaksave
Grekët kanë përshkallëzuar protestat e tyre në Athinë dhe Selanik këtë të dielë, pas dy ditësh grevash të përgjithshme që kanë paralizuar të gjithë vendin. Mijëra protestues kanë rrethuar parlamenti grek, i cili pritet të të votojë në mbrëmjë projektligjet e pensioneve dhe të tatimtaksave. Protestës i janë bashkuar përfaqësuesit e opozitës, si edhe sindikatat e sektorit shtetëror dhe atij privat."Ky projekt-ligj është një gijotinë për punëtorët dhe ne kërkojmë që të tërhiqet mbrapsht menjëherë. Edhe në qoftë se ai merr votat në parlament, punëtorët nuk do ta pranojnë asnjëherë,” tha George Theodorou, Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së punëtorëve të ndërtimit."Sot klasa punëtore do të dërgojë një mesazh, se me këtë papunësi dhe punën me kohë të pjesshme, njerëzit me të ardhura të ulëta, të vetëpunësuarit, të papunët, nuk mund të jetojnë në pagat dhe pensionet 300-400 euro,” tha një tjetër protestues, më profesion mësues.Qeveria pretendon se me këto reforma barra e krizës shpërndahet tek ata që kanë të ardhura më të larta por kjo kundërshtohet ashpër nga sindikatat.Reformat e pensioneve dhe të tatimtaksave parashikojnë midis të tjerash, një pension kombëtar prej 384 eurosh për ata që kanë 15 vite punë kur mbushin 67 vjeç; tavan deri në 2.300 euro për pensionet e larta, rritje të kontributeve për punëdhënësit dhe nëpunësit; rritje të taksave në bazë të të ardhurave.Projektligjet e propozuara nga qeveria “Tsipras”, janë pjesë e masave që Greqia u paraqet huadhënësve, për të marrë paketën e tretë financiare të ndihmës ekonomike./Oranews.tv/