Bashkia e Tiranës forum rinor për nxitjen e sipërmarrjeve me bazë agroturizmin
Mundësitë e promovimit të zonave rurale dhe zhvillimi i bizneseve me bazë agroturizmin ka qënë në qëndër të takimit të zhvilluar nga bashkia e Tiranës me të rinjtë në Shëngjergj.Në hapjen e aktivitetit dy ditor morën pjesë nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi dhe Brunilda Paskali e cila vuri në dukje faktin se Bashkia e kryqytetit e sheh bujqësinë dhe blegtorinë si një aset mjaft të rëndësishëm ndaj dhe për këtë arsye ka vendosur të mbështesë nismat që krijojnë kushte për prodhimin dhe përpunimin e produkteve të zones.Paskali theksoi se të rinjtë që duan të investohen në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë mund të trajnohen për të aplikuar dhe përfituar nga fondet e BE-së.Paskali: Më shumë se gjysma, gati 60% e fondeve të BE-së, shkojnë në favor të bujqësisë dhe për këtë të rinjtë tanë, përveç mbështetjes që mund të gjejnë brenda vendit nga fonde të ndryshme që ofron pushteti qendror apo ai lokal, mund edhe të kenë akses në fondet që BE ofron për ta. Kjo është ajo që ne duhet të përgatisim dhe në shkollat e universitetet që të rinjtë të kenë mundësi të dinë se si të aksesojnë fondet e BE për të ndërtuar një fermë apo një sipërmarrje agroturizmi.Nënkryetari Seferi theksoi se Bashkia është e angazhuar edhe për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes së produkteve bujqësore, si dhe në nismat për krijimin e pikave të grumbullimit dhe përmirësimin e kushteve në tregje.Seferi: Është rinia ajo që do të bëjë promovimin e këtyre zonave përmes mbështetjes si të organizatave të ndryshme, donatorëve, por mbi të gjitha duke krijuar edhe lehtësirat nga pikëpamja administrative që Bashkia është gjithmonë prezente.Aktiviteti “EUTRANSIT” mbahet edhe në kuadër të Ditës së Europës dhe është koncepstuar i ndarë në gjashtë tryeza të ndryshme debate ku rreth 30 të rinj sipërmarrës do të paraqesin modelet dhe përvojat e tyre, duke synuar nxitjen e dëshirës për t’u marrë me këtë lloj biznesi edhe tek rreth 1500 të rinjtë e tjerë që do të marrin pjesë në dy ditët e zhvillimit të këtij forumi./Oranews.tv/