Durrës, ekzekutohet me silenciator brenda në makinë 39-vjeçari
Një 39 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri rreth orës 15:00 në qytetin e Durrësit. Zyrtarisht policia e Durrësit tha se viktima është Shpëtim Shala, i cili është gjetur i vrarë brenda një makine, ndërsa krimi dyshohet të ketë pasur motivin e hakmarrjes.Burimet e para flasin për një vrasje të kryer nga një profesionist, ndërsa atorët mund të kenë qenë me pagesë.Sipas policisë krimi është kryer me një armë automatik e pajisur me silenciator, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjëetur mbi 10 gëzhoja.Mësohet se viktima është ndjekur prej kohësh nga vrasësi, ndërsa pak para se të qëllohej Shpëtim Shala ka qenë duke luajtur futboll.Policia ka shoqëruar 15 persona të dyshuar për vrasjen, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë pranë vendit ku ndodhi krimi.Shala njihej në Durrës si person me precedent penal të mëparshëm, pasi pak vite më parë ishte hetuar për trafik lëndësh narkotike.Burime pranë policisë pohojnë se viktima Shala ka patur konflik me një person por nuk bën public identetin e tij. Gjithashtu Shpëtim Shala rezulton i shoqëruar disa herë nga policia për ngjarje të ndryshme kriminale në Durrës, por asnjëherë nuk është provuar përfshirja e tij direkte. [caption id="attachment_741594" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku u gjet i vrare ne makine 39 vjecari[/caption][caption id="attachment_741593" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku u gjet i vrare ne makine 39 vjecari[/caption][caption id="attachment_741592" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku u gjet i vrare ne makine 39 vjecari[/caption][caption id="attachment_741590" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku u gjet i vrare ne makine 39 vjecari[/caption] /Oranews.tv/