Zgjedhjet në Australi, të hënën shpërndahet parlamenti

Kryeministri australian Malcolm Turnbull ka njoftuar datën e zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 2 korrik.Data është shpallur më herët seç pritej ndërsa zyrtarisht tashmë ka nisur edhe fushatë elektorale dy-mujore që pritet të përqëndrohet tek ekonomia, arsimi dhe çështja e azilkërkuesve.Pas takimit me Guvernatorin e Përgjithshëm, kryeministri Turnbull tha se i kishte kërkuar të shpërndajë dy dhomat e parlamentit të hënën, në atë që njihet si shpërbërja e dyfishtë."Guvernatori i Përgjithshëm ka pranuar këshillën time për të shpërndarë dy dhomat e parlamentit nesër në mëngjes dhe të thërrasë zgjedhjet e parakohshme më 2 korrik. Australianët duhet të vendosin nëse do të mbështesin planin tonë ekonomik për zhvillim dhe vende pune, ose të kthehen pas tek tatimet e larta, borxhi dhe deficit.”Në zgjedhje do të votohet për 150 vendet e Dhomës së Ulët dhe për 76 vendet në Senat, hera e parë kjo që prej vitit 1987. Koalicioni Liberal-National, që u kthye në pushtet në vitin 2013, ka humbur avantazh kundrejt partisë opozitare të Punës në anketat e fundit. Por pavarësisht kësaj, synimi i kryeministrit Turnbull është që të eleminojë nga parlamenti partitë e vogla, dhe në këtë mënyrë ai do të jetë në gjendje të kalojë reformat kryesore ekonomike./Oranews.tv/